Latest News

Fillojnë aktivitetet e projektit për orientim të rinjëve në STEM

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës (AWESK) filloi sot zbatimin e projektit "Mbështetja e vajzave të reja për orientim në lëmitë STEM përmes Qendrave për Zhvillim të Karrierës" i subvencionuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

STEM rrjedhë nga shkurtesa për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (Science, Technology, Engineering and Mathematics).

Sesioni i parë informues u mbajt në Qendrën e Karrierës në Shkollën e Mesme Teknike "Shaban Spahija" në Pejë. Qëllim i projektit është të bart energjinë nga gratë e sektorit tek gjeneratat e reja veçanërisht vajzat të cilat frymëzohen të orientohen në lëmitë perspektive STEM.

Ligjërimet e AWESK me të rinjtë dhe të rejat do të vazhdojnë edhe në Fushë-Kosovë, Gjakovë, Prishtinë dhe Mitrovicë.



© Association of Women in the Energy Sector of Kosovo - AWESK

  • White Facebook Icon
  • LinkedIn
  • White Twitter Icon
  • White YouTube Icon