Latest News

AWESK dhe ATRC me marrëveshje për forcim të sektorit të energjisë

AWESK ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për të rritur pjesëmarrjen dhe fuqizuar rolin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë.

Ky memorandum i paraprinë bashkëpunimit në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që synojnë të adresojnë nevojat në lidhje me sektorin e energjisë. Konkretisht, dy organizatat kanë për qëllim të mbështesin njëra-tjetrën në zhvillimin e kapaciteteve për të ndërmarrë veprime që forcojnë sektorin e energjisë, si dhe që përfshijnë përmirësimin e integrimit gjinor në këtë sektor në Kosovë.

AWESK synon të integrohet në një rrjet më të gjerë kombëtar, rajonal dhe evropian të organizatave dhe aktorëve shoqërorë që kontribuojnë në sektorin e energjisë.

Ky është memorandum i dytë që AWESK-u arrin pas marrëveshjes për bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës – G7.



© Association of Women in the Energy Sector of Kosovo - AWESK

  • White Facebook Icon
  • LinkedIn
  • White Twitter Icon
  • White YouTube Icon